Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhi një sulm terrorist, prej të cilit rreth tre mijë persona mbetën të vdekur.
Konjufca ka thënë se ky sulm nuk ishte goditje vetëm kundër SHBA-së, por edhe sulm mbi vlerat e lirisë e demokracisë.
“Më 11 Shtator 2001, Nju Jorku, Washington DC dhe Pensilvania u goditën nga një seri sulmesh të koordinuara terroriste, që lan prapa mijëra njerëz të vdekur dhe të plagosur. Mizoria që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe ShBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Ai shtoi se edhe në këtë përvjetor, Kosova është pranë familjes së viktimave, popullit amerikan dhe SHBA-së, të cilën e cilësoi shpëtimtare dhe aleaten më të fuqishme të vendit.
-
Osmani: Më 11 shtator nuk u sulmua vetëm Amerika, por të gjithë që besojmë në të njëjtat vlera
-
Kosova e kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit në SHBA si ditën kur bota u nda në dysh
-
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit
-
Trumpi krah Bidenit e Harrisit në përkujtimin e viktimave të 11 Shtatorit
-
Kosova përkujton 11 shtatorin