Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Më 11 shtator nuk u sulmua vetëm Amerika, por të gjithë që besojmë në të njëjtat vlera

Perkujtohen viktimat e 11 shtatorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist në SHBA më 11 shtator të vitit 2001.

Në sulmin në Kullat Binjake vdiqën afro 3000 qytetarë.

Osmani në përcjellje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministres Donika Gërvalla dhe zëvendësambasadores amerikane në Kosovë, Alyson Grunder, kanë vendosur lule në Memorialin në oborrin e Qeverisë, që përkujton viktimat e 11 shtatorit.

“Sot më 11 shtator, i bashkohemi gjithë popullit amerikan, për të ndarë dhimbjen për më shumë se 3000 jetë të humbura, në një betejë, që u dëshmua të jetë betejë vlerash. Më 11 shtator 2001, shtetasit amerikanë, qytetarët e SHBA-së, u goditën nga një prej sulmeve terroriste më të tmerrshme në histori të njerëzimit. Por, atë ditë nuk u sulmua vetëm Amerika, u atakuam të gjithë që besojmë në të njëjtat vlera. Në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Që nga ai vit e tutje, populli i Kosovës çdo vit ka qëndruar me popullin amerikan, i kemi bashkuar forcat në mbrojtje të këtyre vlerave, luftimit të terrorizimit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë e aleatët tanë në SHBA, ashtu siç ka qëndruar SHBA-ja pranë nesh në çdo moment”, ka thënë Osmani.

E kryeministri Albin Kurti, ka thënë se 11 shtator na përkujton që liria dhe demokracia duhet të mbrohen vazhdimisht, pasi janë në rrezik.

Edhe Kosova e kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit në SHBA si ditën kur bota u nda në dysh LAJMET E MBRËMJES Kosova e kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit në SHBA si ditën kur bota u nda në dysh

“Më 11 shtator 2001, bota u trondit nga lajmi e u shokua nga pamjet e sulmeve terroriste, që vranë 2977 qytetarë, dhe në këtë mënyrë, shënuan sulmin më të tmerrshëm terrorist, që ndryshoi gjithë botën. Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan dhe SHBA-ja e dëshmoi edhe pas 11 shtatorit se është komb i njerëzve të lirë e të barabartë dhe se nuk bënë kompromis me vlerat e saj. 21 vjet më vonë ne nderojmë kujtimin për viktimat, dhe shprehim dhembshurinë e solidaritetin tonë për atë ngjarje të rëndë, dhe për familjet e gjithë kombin amerikan. Me presidenten e Republikës së Kosovës dhe me zv.ambasadoren amerikane vendosëm lule të freskëta këtu në Memorialin që kujton këtë ngjarje, dhe na përkujton të mos e harrojmë kurrë se liria dhe demokracia duhet të mbrohen përherë, sepse vazhdimisht janë në rrezik”, ka thënë Kurti. “U prefshin në paqe gjitha viktimat, jetoftë përgjithmonë miqësia dhe partneriteti midis Kosovës dhe SHBA-së”.


Zv.ambasadorja e SHBA-së gjatë përkujtimit të 11 Shtatorit: Jemi me fat për partneritetin e fortë me Kosovën

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder, me disa fjalë të Mbretëreshës Elizabeth ll e cila vdiq të enjten, ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001 në New York.

Në ceremoninë që u mbajt në nder të kësaj dite pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, Grunder ka thënë se Mbretëresha në përvjetorin e 20-të të kësaj dite, kishte thënë se përveç jetëve të rëna këtë ditë, duhet të nderohet edhe përkushtimi dhe qëndrueshmëria e atyre që u zotuan për të rindërtuar jetët në këtë vend.

Grunder gjatë fjalës së saj ka shprehur mirënjohjen për Kosovën sa i përket solidaritetit në përkujtimin e kësaj ngjarjeje, duke falënderuar krerët institucionalë dhe kryediplomaten Donika Gërvalla.

“Në atë ditë të kobshme të 11 shtatorit të vitit 2001, unë kam qenë në New York duke shërbyer në misionin e Kombeve të Bashkuara, mund të paramendoni se çfarë tronditje ishte për të gjithë ne të cilët e pamë se si është e mundur që një qenie njerëzore të planifikonte sulme aq të urrejtshme, të cilat qëllimin e vetëm e kishin të merrnin sa më shumë jetë”, ka shtuar ajo.

Edhe Kosova kujton sulmet e 11 Shtatorit Arbëri Kosova kujton sulmet e 11 Shtatorit

Grunder theksoi se krahas ceremonisë që është mbajtur në Prishtinë, edhe në Pejë po zhvillohet një ceremoni përurimi ku do të bëhet një shtatore me një shtyllë të çmueshme që është dhuruar nga departamenti i zjarrfikësve të New Yorkut dhe është marrë nga njëra prej kullave të qendrës tregtare.

“Ky është vetëm simbol i lidhjeve të forta dhe vlerave që populli i Kosovës dhe i SHBA-së kanë të përbashkëta dhe i ndajmë bashkë. Jemi me fat që kemi një partneritet kaq të qëndrueshëm dhe të fortë me Kosovën”, ka shtuar ajo.