Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, dhe popullin turk, për vdekjen e 9 personave dhe lëndimin e më shumë se 70 të tjerëve, pas tërmetit me magnitudë pre 5.7 shkallësh të rihterit, i cili goditi juglindjen e këtij vendi.
Konjufca ka thënë se po ndjekë me shqetësim lajmet për pasojat e tërmetit në Turqi.
“Në emër timin si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës së Republikës së Kosovës, dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e tërmetit në Turqi. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Konjufcës.
Me këtë rast, ministri i Jashtëm ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës, në rast nevoje, janë të gatshme që të ofrojnë ndihmën e tyre operative për t’i dalë në ndihmë qeverisë turke, që të kalojnë këtë situatë të rëndë të krijuar nga tërmeti shkatërrues.
-
Qeveria një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri
-
Konjufca: Kosova solidarizohet me Turqinë
-
Qeveria shprehet e gatshme për mbështetje të Turqisë pas tërmetit
-
Konjufca ngushëllon homologun turk për viktimat nga tërmeti
-
Vetëvendosja telegram ngushëllimi për familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi