Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca e Ymeri përplasen sërish rreth Kurtit

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se është i bindur se kushti esencial për ndarjen e VV-së nga të dorëhequrit kishte qenë mosardhja e Albin Kurtit në krye të partisë.

“Unë jam shumë i bindur që e kam kuptuar drejtë, dhe kushti esencial për ndarjen e VV-së është mosardhja e Albinit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca për Top Channel.

Ai ka përmendur “muajin e rëndësishëm”, në të cilin kishin biseduar me Shpend Ahmetin për të dy grupet, dhe për Konjucën ishte gjithçka e qartë se pakënaqësia e tyre për të gjitha çështjet tjera ishte shkas që ata deputetë të jepnin dorëheqje.

Në anën tjetër, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se kryetari aktual i VV-së, Albin Kurti, ka qenë thelbi i problemit që përçau partinë para disa javësh.

Në një intervistë në Top Channel, Ymeri u shpreh se Kurti ka përdorur metoda si shpifjet dhe degradimi publik ndaj ish-pjesëtarëve të Vetëvendosjes, që tani kanë dhënë dorëheqje nga partia.

Edhe Konjufca optimist për pajtim në Vetëvendosje, sfidon Molliqajn në debat Arbëri Konjufca optimist për pajtim në Vetëvendosje, sfidon Molliqajn në debat

“Thelbi i problemit ka qenë një tendencë e Albin Kurtit që ka përdorur metoda të shpifjeve dhe degradimit publik ndaj disa prej anëtarëve të Vetëvendosjes”, ka thënë Ymeri.

Ymeri u shpreh se në të ardhmën mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, politikat social-demokrate të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ngjashmëri me grupin e të dorëhequrve nga partia që tashmë udhëhiqet nga Albin Kurti.