Ne ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë po mbahet konferenca me temën: “Legjislacioni: Mundësitë e shfrytëzuara dhe të humbura”.
Në këtë konferencë u reflektua puna e institucioneve që u morën me çështjet LGBTI gjatë vitit të kaluar. Kjo konferencë do të përqendrohet në tri çështje kryesore: Kodi Civil, Njohja e identitetit gjinor dhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Për të mbuluar këto tema, panelistët nga institucionet vendore përkatëse do të kenë mundësinë për të diskutuar dhe shpjeguar avokimin e të drejtave LGBTI në Kosovë, pasuar nga një diskutim i hapur me të gjithë pjesëmarrësit në konferencë.
Të pranishëm në konferencë ishin:
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova
Znj. Gerrie Willams - Ambasada e Mbretërisë së Hollandës,
Znj. Karin Hernmark Ahliny - Ambasada e Suedisë, dhe
Z. Shpend Ahmeti - kryetari i Prishtinës
"Progresi jo gjithmonë vjen shpejt dhe rezultatet nuk janë të menjëhershme. Përpjekja për të promovuar tolerancën, pranimin dhe respektin nuk mund të qëndrojnë vetëm mbi supet e aktivistëve të shoqërisë civile" - tha gjatë fjalës së saj hyrëse znj. Apostollova
Konferenca ka vazhduar me diskutime të hapura ku të pranishëm ishin:
Z. Hilmi Jashari - Ombudsperson,
Z. Isuf Jahmurataj - përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë,
Z. Arben Kqira - Departamenti ligjor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe
Z. Alban Krasniqi - moderator