Sot në Prishtinë në shënim të 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT), prej orës 09:00 mbahet konferencë me temën “Të drejtat e barabarta dhe kushtetuese për personat LGBTI”.
Në këtë konferencë do të diskutohet mbi rishikimin e legjislacionit për përfshirjen e plotë të pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe nevojat e komuniteteve të tjera të margjinalizuara.
Ndër të shumtë pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë edhe ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Philip Kosnett.
Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë në Kosovë shënohet që nga viti 2007.
Artikuj të ngjashëm
-
Shirita me mesazhe përkrahjeje në Prishtinë, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë
-
EULEX-i shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë
-
EULEX-i e shënon ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë
-
Vlerësohet shqetësuese gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovës
-
Shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt