Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shirita me mesazhe përkrahjeje në Prishtinë, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë

17 maji është Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, e mesazhe përkrahjeje janë vënë nëpër sheshin e Prishtinës.

Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur përkrahjen për komunitetin LGBTIQ në Kosovë.

“Dua të shpreh përkrahjen për të gjithë pjesëtarët e komunitetit LGTIQ në Kosovë, për luftën e guximshme për të drejtat e tyre kushtetuese. Do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë”, shkruhet në postimin e Thaçit në Twitter.

Ndërkaq aktivistë të pavarur nga organizata Replikë dhe Dylberizm, kanë ndërmarrë një aksion duke vendosur në vende të ndryshme të Prishtinës pankarta me mbishkrimin: Mundesh me konë Edhe Shqiptar Edhe Dylber.

Aktiviteti ka për qëllim të rikthesojë faktin se edhe shqiptarët janë pjesë e komunitetit LGBTIQ+. “Për vite të tëra, shqiptarët besojnë fuqishëm se janë popull heteroseksual e veç me dy gjini. Nëse dikush nuk identifikohet brenda këtyre binareve, atëherë konsiderohen si “jo shqiptarë”.

Është koha që këto mite të rrejshme e të dëmshme të zhduken, dhe të zëvendësohen me pranimin e faktit të thjeshtë që: mundesh me kanë Edhe Shqiptar edhe Dylber”.