Komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork u ka kërkuar përmes një letre të gjithë liderëve politikë shqiptarë të angazhohen për ato që ky komunitet i cilëson si “çështje kritike” dhe e para në listë është ideja e shumëdiskutuar e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.
Duke kujtuar rolin dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë së Kosovës, investimeve në rajon apo lobimit në përgjithësi me politikbërësit amerikanë në favor të interesave të shqiptarëve, ky organizëm praktikisht kërkon që zëri i tij të dëgjohet ndërsa paraqet pretendimin kyç, atë të mos ndryshimit të kufijve, raporton Tch.
“Pavarësia e Kosovës është një nga arritjet më monumentale të popullit shqiptar”, thuhet në letrën e hapur, “përderisa ne kërkojmë njohjen formale të kufijve të këtij shteti të sapo formuar, duhet t’i qëndrojmë besnikë shpirtit, kurajës dhe guximit që e bënë këtë arritje realitet”.
“Çdo kilometër i Kosovës është paguar me gjak, djersë dhe lot. Prandaj, jemi kundër çdo negociate që synon humbje territori nëpërmjet demarkacionit, korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve”, thuhet më tej në këtë letër.
“Ne nuk kemi më tokë për të dhënë, vetëm për të marrë”, theksohet me forcë në shënim.
Ndër kërkesat e tjera është edhe ajo e organizimit të një konference ndërkombëtare të udhëheqësve shqiptarë në Nju Jork në 2019-tën për hartimin e një planveprimi ku të përvijohet një axhendë kombëtare apo angazhimi që samiti i ardhshëm i diasporës të mbahet në Kosovë e më pas të zhvendoset çdo vit në gjashte rajonet shqiptare në Ballkan.
-
Amerika “ngrin” kufijtë e Ballkanit
-
Komuniteti shqiptaro-amerikan letër Trumpit, e inkurajon për njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi
-
Në SHBA, thirrje që sesioni i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, ia kujtojnë qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës
-
Maliqi: Çështja e serbëve dhe e veriut është pika që ka cenuar marrëdhënien me SHBA-në
- Dialogu Strategjik SHBA–Serbi dhe alarmi gjeopolitik për Kosovën