Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka pritur sot në vizitë një delegacion nga radhët e komuniteteve, të prirë nga Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Bashkim Krasniqi zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)
Ministri Berisha, mysafirët i njoftoi edhe për misionin duke u shpreh se FSK-ja është një forcë profesionale dhe shumetnike që i përket gjithë popullit të Kosovës dhe është në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallime etnie.
Ai i njoftoi edhe me përfaqësimin e FSK-së, duke vënë theksin te pjesëtarët e komuniteteve egjiptian dhe ashkalinj, të cilët me përgjegjësi të madhe i kryejnë detyrat e përgjithshme dhe janë shembull i bashkëpunimit dhe mirësjelljes në radhët e FSK-së, transmeton kp .
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, në emër të delegacionit që përfaqësonte e ka falënderuar ministrin Berisha për pritjen si dhe e ka përgëzuar për punën dhe të arriturat e përgjithshme, duke u shprehur se është pro formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë e përfshirjes së pjesëtarëve të komunitetit egjiptian dhe atij ashkali në radhët e FSK-së.
-
Berisha takon pjesëtarët serbë të FSK-së, thotë se ajo është e të gjithëve që jetojnë në Kosovë
-
Komunitetet e kushtëzojnë mbështetjen ndaj Kurtit me udhëheqjen e një ministrie
-
Deputeti egjiptian: Duam Ministrinë e Kulturës të tregojmë që kemi kulturë
-
O’Connell: FSK-ja një prej sukseseve të Kosovës së pasluftës
-
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe e Turqisë me marrëveshje bashkëpunimi