Prishtinë, 3 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot deputetët e Grupit Parlamentar 6+, të kryesuar nga Albert Kinolli.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim ata biseduan për çështjen e komuniteteve në përgjithësi. Theksohet se kryeministri Haradinaj tregoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komuniteteve në të gjitha proceset e vendit.
“Qeveria e vendit si asnjëherë më parë ka inkuadruar përfaqësues të komuniteteve joshumicë në të gjitha institucionet dhe në të gjitha proceset politike të vendit. Shqiptarët dhe komunitetet e tjera në Kosovë nuk ndahen, janë të lidhur dhe kjo është dëshmuar në mënyrën më të mirë të jetës sonë dhe kjo po dëshmohet edhe në qeverisjen aktuale”, citon njoftimi kryeministrin Haradinaj.
Përmirësimi i pozitës dhe pjesëmarrjes së të gjitha komuniteteve në jetën institucionale dhe përmirësimi i mirëqenies dhe punësimit, ishin tema të tjera të diskutimit në këtë takim.
Përfaqësuesit e këtyre komuniteteve, njëherësh deputetë të Kuvendit të Kosovës, falënderuan kryeministrin për përkushtimin dhe angazhimin në përmirësimin e jetës dhe të mirëqenies së komuniteteve në përgjithësi, duke premtuar se do të jenë bashkëpunues në përmbushjen e agjendës shtetërore të Qeverisë.
-
Kosova e gatshme ta avancojë pozitën e komuniteteve
-
Haradinaj: Komunitetet të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë
-
Haradinaj priti përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete
-
Haradinaj premton zgjidhje të problemeve për komunitetet jo shumicë
-
Kurti merr mbështetjen e dhjetë deputetëve nga komunitetet joshumicë