Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që pjesë e dialogut me Serbinë të jenë edhe komunitetet në Kosovë.
“Me qëllim që në Delegacionin Shtetëror për Dialogun me Serbinë të përfshihen edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë, këtë mëngjes bashkëbisedova me deputeten e komunitetit turk, Müfera Şinik dhe Enis Kervan, ekspertiza e të cilit do të jetë e mirëseardhur në procesin e dialogut të Brukselit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka thënë se komunitetet joshumicë, përfshirë edhe turqit, janë pjesë e pandashme e realitetit të Republikës së Kosovës duke u dhënë mbështetje të gjitha proceseve të shtetndërtimit.
“Fuqizimi i turqve të Kosovës në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumëetniciteti dhe diversiteti kulturor”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj bën thirrje për unitet për dialogun me Serbinë
-
Komunitetet joshumicë me rol të rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës
-
Shqiptarët dhe boshnjakët që jetojnë në Serbi kërkojnë reciprocitet të të drejtave
- Në dialog është e nevojshme edhe përfshirja e boshnjakëve të Kosovës
-
Haradinaj me përfaqësuesit e partive politike nga Medvegja – Serbia po i fshin shqiptarët nga listat e votuesve