Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Komunat në falimentim” – kryetemë e së dielës me “Koha Ditore”

“Komunat në falimentim” është kryetitulli i së dielës me “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor flet për borxhet e mëdha të komunave që arrijnë vlerën e 200 milionë eurove, llojet e borxheve, komunën kampione në këtë aspekt, borxhet e komunave me minoritete dhe paralajmërimin për dhënien e përgjegjësisë juridike për borxhlinjtë.

Nën pushtetin e përmbaruesve, është komenti i Bekim Kupinës për temën e së dielës.

Në intervistë, Naim Cahani, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon se si dhe pse shkelja e Ligjit për financa publike rrezikon falimentimin e komunave.

Reportazhi i së dielës, sjell rrëfime për jetën në kufi me Serbinë.

Edhe E diela me “Koha Ditore” me shkrime ekskluzive për premtimet e kryetarëve të komunave në zgjedhje Arbëri E diela me “Koha Ditore” me shkrime ekskluzive për premtimet e kryetarëve të komunave në zgjedhje

“Jeta nën rrezik konstant e ateistëve të Nigerisë” dhe “parajsa spanjolle pa vetura” janë dy prej shkrimeve interesante në faqet e botës.

Në shtatë shkronjat tij, Shazim Mehmeti flet për ëndrrën si aspiratë.

Represioni ndaj shqiptarëve të Kosovës, është temë e fejtonit të njëzetetretë nga Biblioteka e Kongresit Amerikan.

Nga Nasheci i Prizrenit, Kosovarçe sjell pushimoren e braktisur.

“Ringjallja e vajzës 2500 vjeçare me mesazhe për botën moderne” dhe “Aktorja kosovare që iu bashkua karvanit artistik nëpër Afrikë”, janë shkrimet që zënë faqet e kulturës.

Monument sjell shtëpinë ku ruhen rrëfimi e krenaria për Katarina Jopsipin.

Edhe Komunat në falimentim Arbëri Komunat në falimentim

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, veçohen ai për sigurinë që Smakiqi i jep Kosovës dhe Ferronikelit dhe tjetri gjiganten e basketbollit kosovar.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.