Borxhet qindra milionëshe, të papaguara ndër vite, i kanë sjellë komunat e Kosovës skaj falimentimit.
Afro 200 milionë euro është vlera e evidentuar si borxhe që komunat e Kosovës nuk i kanë shlyer vetëm gjatë vitit të kaluar ndaj operatorëve ekonomikë, me të cilët kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuese për projekte të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo shifër konfirmohet nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave. Por këto borxhe do të jenë shumëfish më të mëdha në vitin që vjen. Kjo ngase komunat kanë hyrë në borxhe deri në fyt me qëllim që të realizojnë sa më shumë projekte, të cilat do t`u sillnin më shumë vota, meqë viti i kaluar ishte vit zgjedhor.
Drejtues të disa komunave të mëdha të Kosovës kanë pohuar të kenë trashëguar institucionet të zhytura në borxhe. Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Financave i bëjnë përgjegjëse komunat për mosrespektim të ligjit. Ata madje, e cilësojnë si shkelje të rëndë ligjore, hyrjen në obligime për projekte, pa i pasur të zotuara mjetet buxhetore për to... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit
-
Buxhetit të shtetit iu morën 45 milionë euro nëpërmjet vendimeve gjyqësore
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
-
Mbi 5.7 milionë euro dëme nga vërshimet e janarit
-
Për gjashtë muaj, rreth 20 milionë euro për zgjedhje të parakohshme