Subjektet politike që garojnë për të qeverisur komuna asnjëherë nuk realizojnë analiza buxhetore për t`i parë mundësitë e realizimit të projekteve të tyre.
Prandaj kur avancojnë në pushtet, të humbur në shifra milionëshe, komunat i sjellin në kolaps financiar, ekskluzivisht shkaku i mendësisë elektorale më të cilën udhëheqin gjatë gjithë kohës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në një intervistë për “Kohën Ditore” menaxheri i programit të qeverisjes lokale në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Naim Cahani, thotë se të ndodhura përballë presionit të zgjedhësve, kryetarët e komunave, në vitin e fundit qeverisës, zakonisht anashkalojnë procedurat ligjore në menaxhimin e financave publike.
Kjo ka prodhuar krizë financiare në shumë komuna të Kosovës. Cahani mendon se borxhet enorme janë krijuar edhe nga inicimi i procedurave për realizimin e projekteve pa zotimin paraprak të mjeteve financiare.
Ai e cilëson të vonshëm reagimin e Qeverisë së Kosovës për borxhet e komunave dhe thotë se për këtë çështje së pari ka alarmuar shoqëria civile... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Në prag të zgjedhjeve paralajmërohet përkeqësim i qëllimshëm i menaxhimit financiar në komuna
-
Salihu: Komunat mund të falimentojnë nëse nuk zgjidhet çështja e obligimeve përmbarimore
-
Ibrahimi: Dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh
-
Padia ndaj dy ministrive, komunat po humbin miliona euro dhe rrezikojnë të mbyllen
-
KDI: Komunat nuk e shohin të rëndësishme pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse