Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Podujevës ka marrë vendim, në bazë të të cilit e ka vendosur orarin e qarkullimit të automjeteve për furnizim të lokaleve afariste që gjenden në Bulevardin e qytetit.
Sipas këtij vendimi, automjetet mund të qarkullojnë prej orës 06:00 deri në orën 08:00.
"Lejohet hyrja dhe qarkullimi me automjete në Bulevardin/sheshin e qytetit me qëllim të furnizimit me mallra nga subjektet afariste të cilët ushtrojnë veprimtaritë e tyre biznesore në lokalet dhe objektet përgjatë hapësirës së Bulevardit. Hyrja me automjete lejohet vetëm për ato biznese të cilat nuk kanë alternativa tjera për furnizim", thuhet në nenin 1 të këtij vendimi.
Sipas vendimit, nga ngasësit kërkohet të ruajnë infrastrukturën e Bulevardit.
"Hyrja dhe qarkullimi brenda hapësirës së Bulevardit të qytetit sipas nenit 1 të këtij vendimi lejohet nga ora 06:00 deri në 08:00 të mëngjesit dhe atë 7 ditë në javë. Qarkullimi sipas nenit 1 lejohet vetëm për automjete deri në 3.5 tonë, ndërsa vozitësit gjatë hyrje-daljeve obligohen të kenë kujdes të shtuar në ruajtjen e infrastrukturës dhe ambientit të Bulevardit/Sheshit të qytetit", thuhet në nenet pasuese.
-
Njoftohet për dakordimin e orarit të ri të qarkullimit për furnitorët në Prishtinë
-
Podujeva synon t’i ridizajnojë linjat e transportit urban dhe periferik
-
Ndalohet qarkullimi i motoçikletave, biçikletave e trotineteve në Bulevardin e Podujevës
-
Ndërtimi i Bulevardit të qytetit lë të bllokuar banorët e disa objekteve kolektive në Podujevë
-
Vazhdon kufizimi i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë