Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna ua ndan nga 500 euro familjeve të tri viktimave të aksidentit në Lupç

Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se si kryetar i Komunës së Podujevës ka vendosur që t’ua ndajë nga 500 euro familjeve të tri viktimave të aksidentit që ndodhi ditë më parë në fshatin Lupç.

Ai ka thënë se kjo bëhet që t’u ndihmohet me mbulimin e shpenzimeve të ceremonive mortore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Familjeve të tri viktimave që pësuan në aksidentin tragjik në Lupç gjatë javës së kaluar, si kryetar i Komunës kam ndarë nga 500 euro për familjet e viktimave, në mënyrë që sado pak t'ju ndihmojmë familjeve t'i mbulojnë shpenzimet e ceremonive mortore”, ka shkruar në Facebook.

Më 9 janar, si pasojë e aksidentit në të cilin u përfshinë tri vetura, u lënduan 11 persona. Prej tyre në vend të ngjarjes vdiqën dy persona, ndërsa një tjetër vdiq të nesërmen.