Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna tash 4 vjet pa vlerësim për vjetërsinë e drunjve, problemin e vuri në pah era

Erëra të forta e kapluan kryeqytetin të hënën.

E si pasojë, në shumë lagje pati drunj që u rrëzuan, siç ishte në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku era e shkuli një lis nga toka, derisa në lagjen “Dardania” u thyen disa degë të një lisi, raporton “038” në KTV.

Për këtë, gjatë javës, është diskutuar edhe në Këshillin e Sigurisë të Komunës së Prishtinës.

Komuna thotë se janë duke formuar një komision që do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe më pas kompensimin.

Në të kaluarën, Komuna kishte një komision, i cili çdo vit bënte vlerësimin e drunjve, qëndrueshmërisë së tyre dhe cilët duhet larguar.

Edhe Erërat e forta rrëzuan 11 drunj në Prishtinë Arbëri Erërat e forta rrëzuan 11 drunj në Prishtinë

Por, një proces i tillë i quajtur fitosanitar nuk është bërë në Prishtinë tash e 4 vjet.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeshefi i Hortikulturës, Isak Rakovica, i cili ka thënë se ata janë të gatshëm të dalin në terren për t’i vlerësuar drunjtë por për këtë duhet një vendim i Komunës së Prishtinës.

Por, në komunë, ndërkohë, thonë se i kanë larguar dhe prerë disa drunj gjatë këtij viti, por nuk kanë një shifër të caktuar.

Ekspertët e pylltarisë e kritikojnë Komunën që nuk bën një vlerësim të tillë.

Sipas tyre, është shumë me rëndësi që të bëhet vlerësimi i drunjve edhe në bazë të moshës, llojeve dhe përshtatjeve me urbanizëm.

Edhe Dëme materiale nga erërat, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes Arbëri Dëme materiale nga erërat, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes

Sipas Qazim Kukalajt, në kryeqytet ka drunj që përbëjnë rrezik për qytetarët.

Drunj të cilët duhet larguar ka edhe në parkun e qytetit dhe në malet e Gërmisë.