Lokacioni për varrezat e reja të qytetit për Komunën e Gjilanit ende nuk është caktuar.
Komuna po synon që ato të jenë në pronat shoqërore, të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në një sipërfaqe prej 11 hektarëve tokë në fshatin Velekincë. Qeveria e Kosovës me një vendim pronën shoqërore e kishte bartur në pronësi të komunës, mirëpo vendimi më vonë ishte pezulluar.
AKP-ja ka udhëzuar Komunën e Gjilanit që kërkesën për lokacion të varrezave ta drejtojë në Qeverinë e Kosovës, e cila duhet ta bëjë shpronësimin e 11 hektarëve tokë.
Zëdhënësi në AKP-së, Yll Kaloshi, ka thënë se menaxhmenti është duke zhvilluar takime me kryetarët e komunave me qëllim të sqarimit rreth procedurave, të cilat duhet të ndiqen për prona të caktuara, të cilat janë nën menaxhim të AKP-së, mirëpo që komunat i konsiderojnë se përbëjnë interes publik.
Ai ka thënë se komunat për prona të caktuara duhet të bëjnë kërkesë në Qeveri, e cila edhe ka të drejtën që të bëjë shpronësimet dhe mjetet të derdhen në xhirollogari të AKP-së.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Gjilani duhet t’ia kthejë AKP-së pronën e planifikuar për varreza, Komuna me opsione të tjera
-
Opozita kundërshton hapësirën të cilën Komuna e Gjilanit e përcaktoi për varreza
-
Kushtetuesja e qartëson statusin e pronës së destinuar për varrezat e reja në Gjilan
-
Komunat kundër vendimit të Qeverisë për pronat e AKP-së, “ishte i ngutshëm”
-
Komuna e Vitisë ia kërkon AKP-së mbi 16 hektarë tokë