Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se autoriteti që ai udhëheq ua ka shkëputur kontratat e punës tri kompanive, të cilat i ka quajtur të papërgjegjshme.
Sipas tij, këto kompani nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.
Ai s’ka treguar se për cilat kompani bëhet fjalë e as për cilat projekte pune.
“Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolerojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive të tilla do t'u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.
-
I shkëputet kontrata kompanisë që po rinovonte shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Murati për “tramët e autobusët elektrikë” të prezantuar nga Rama: Në kundërshtim me ligjin
-
Memorandumi me “Pastrimin” i parapriu kontratës së jashtëligjshme të Komunës së Prishtinës me privatët
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet se iu kërkua ndihmë nga “Pastrimi” pas kontratës me negocim