Komuna e Prishtinës bashkë me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim të ndërsjellë në përgatitjen e konkursit ndërkombëtar për konceptet ideore që ndërlidhen me projektin e Sallës Koncertale në qendër të Prishtinës.
Përmes këtij Memorandumi, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka përgjegjësi që të ofrojë ekspertizë në fushë e arkitekturës për konkursin ndërkombëtar; do të ofrojë ekspertizë teknike në realizimin e projektit; të mbledhë materiale dhe të dhëna profesionale të nevojshme për aplikuesit; të përpilojë termat e referencës dhe detyrën projektuese për konkursin ndërkombëtar; të respektojë afatet kohore të parapara për përfundim të shërbimeve; si dhe të bashkëpunojë me Komunën gjatë gjithë implementimit të aktiviteteve.
Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës do të ofrojë mbështetje institucionale me qëllim të arritjes së synimeve të kësaj marrëveshjeje, si dhe do të ofrojë mbështetje financiare për Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës.
-
Komuna: Sanksionet e BE-së kanë stagnuar projektin për sallë koncertale
-
Konkurs i radhës për sallë koncertale, dyshime për mundësi dallaveresh
-
Komuna e Prishtinës synon që me 11 milionë euro të vetat ta ndërtojë sallën koncertale
-
Tri projekte për sallë koncertale në ish-objektin e “Gërmisë”
-
Ahmeti njofton se javën e ardhshme hapet konkursi arkitektonik për sallën koncertale