Drejtues të Komunës së Prishtinës i kanë bërë thirrje të mërkurën Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës që të ndërhyjnë në Ndërmarrjen Publike Banesore, pas publikimit të incizimeve në lidhje me kurdisjen e tenderëve në këtë ndërmarrje.
Këto deklarata i ka bërë të mërkurën në një konferencë shtypi, drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, i cili njëkohësisht është edhe aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), i emëruar nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka thënë se në incizimin e publikuar të bisedës midis drejtorit me mandat të skaduar të Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu dhe drejtorit po ashtu me mandat të skaduar të Bordit të kësaj ndërmarrjeje, Liridon Latifi, shihet se si ata kanë planifikuar dhe zbatuar një skemë të prishjes së një konkursi për dhënien me qira të lokaleve komunale afër Katedrales. Të pakënaqur me fituesit e konkursit publik, e kanë anuluar atë për shkak se dy njerëz, ndihmues të Vetëvendosjes nuk kishin fituar.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Kërkohen hetime për konkursin e anuluar të NPB-së për lokalet në Pejton
-
Ftohet prokuroria të hetojë skandalin në Ndërmarrjen Banesore të Prishtinës
-
NPB-ja përplas asamblistët e Vetëvendosjes me krahun e Ahmetit
-
Vetëvendosje në Prishtinë akuzon kampin tjetër se po dëshiron ta kapë NPB-në
-
Azemi: Komuna duhet të jetë më aktive në rastin e NPB-së