Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna ende s’ka hapur konkurs për përfituesit e 8 stendave të librit

Dy muaj kanë kaluar nga vendosja e stendave të librit në sheshet e kryeqytetit, por që atëherë ato kanë qëndruar të zbrazëta.

Librashitësit vazhdojnë të kryejnë punën në kushte të vështira, pranë atyre që ishin menduar të jenë shtëpi për librat e tyre, raporton emisioni 038 i KTV-së.

E, nën qiellin e hapur, do të vazhdojnë të shesin edhe për një kohë, pasi Komuna e Prishtinës ende nuk e ka hapur konkursin për dhënien e stendave në shfrytëzim.

Në komunë përsërisin se “konkursi do të hapet së shpejti”, madje thonë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për ta.

Teksa bëjnë apel që konkursi të mos zvarritet, librashitësit e sheshit thonë se janë lodhur nga pritja.

Madje, stendat e zbrazëta pranë tavolinave të tyre, kanë filluar të dëmtohen.

Edhe Librashitësit ambulantë në kryeqytet dy muaj në pritje të konkursit për kioskat Arbëri Librashitësit ambulantë në kryeqytet dy muaj në pritje të konkursit për kioskat

Të padrejtë zvarritjen e procesit e vlerësojnë edhe qytetarët.

Për stendat e luleve, të cilat u patën vendosur pas atyre të librit, tashmë janë shpallur përfituesit nga konkursi për dhënien e tyre në shfrytëzim.

I tërë projekti - për librat e lulet, është bashkëfinancim i Komunës së Prishtinës dhe DEMOS-it zviceran, dhe ka kushtuar 91 mijë euro.