Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna vendos stendat në shesh, por ende s’ka hapur konkursin për librashitësit

Për 18 vjet shitën libra nën qiellin e hapur, në sheshet e kryeqytetit.

Ndërsa këtë javë, pranë tavolinave të tyre, janë vendosur ato që mund të jenë shtëpi për librat e tyre, raporton “038” i KTV-së.

Por ato u vendosën në shesh për të qëndruar të zbrazëta.

Kjo pasi që komuna nuk ka shpallur ende konkurs për dhënien në shfrytëzim të këtyre 8 stendave.

Përparësi për të përfituar nga ky konkurs, sipas Mimoza Sylejmanit, kanë librashitësit që për shumë vite e ushtrojnë këtë veprimtari në shesh.

Edhe Komuna ende s’ka hapur konkurs për përfituesit e 8 stendave të librit Arbëri Komuna ende s’ka hapur konkurs për përfituesit e 8 stendave të librit

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje rreth shfrytëzimit, duke thënë se këto do të qartësohen në konkursin që do të hapet së shpejti.

“Librashitësit e sheshit” janë të lumtur që më në fund po realizohet ky projekt.

As ata nuk janë të njoftuar për mënyrën e dhënies në shfrytëzim e as për detajet tjera të konkursit.

Por, shpresojnë që komuna t’i shpërblejë për “sakrificat e tyre” gati dydekadëshe, të shitjes së librit “në borë e në shi”.

Edhe Librashitësve në kryeqytet u dorëzohen kioskat e vendosura në shesh Arbëri Librashitësve në kryeqytet u dorëzohen kioskat e vendosura në shesh

Ndërkaq, disenjatori i këtyre stendave thotë se është përpjekur që t’i bëjë ato sa më të përshtatshme.

Në këto stenda, sipas Hasit, mund te vendosen deri në një mijë libra.