Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Vushtrrisë fillon rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje

Komuna e Vushtrrisë ka lidhur marrëveshje me KRM Uniteti për rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje në Komunën e Vushtrrisë.

Në bazë të njoftimit, Drejtoria e Inspektimit do të rrënojë ndërtimet pa leje në gjithë territorin e komunës së Vushtrrisë, transmeton EO. Nga kjo komunë kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë duke i informuar për ndërtime ilegale.

“Inspeksioni komunal është duke kryer detyrat e veta gjatë gjithë kohës por neve na duhet edhe bashkëpunimi i juaj për të pasur një qytet që duam. Të gjitha pasojat eventuale gjatë rrënimit do të barten nga vetë shfrytëzuesit e objekteve të ndërtuar pa leje”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm