Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se për shkak të ankesave të shumta nga banorët për zhurmën e shkaktuar nga lokalet deri në orët e vona do të ketë aksione të vazhdueshme, transmeton Koha.net.
Komuna iu bën thirrje pronarëve të lokaleve që të respektojnë rregulloret në fuqi.
“Për shkak të ankesave të vazhdueshme nga banorët, Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë aksionet nëpër lokalet që shkaktojnë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes. Iu bëjmë thirrje pronarëve të lokaleve, që të kenë parasysh ligjet dhe rregulloret në fuqi, në mënyrë që të mos detyrohemi t’iu shqiptojmë gjoba që do t’i dëmtonin bizneset e tyre”, thuhet në komunikatë.
-
Aksion inspektues në lokalet e Prishtinës, sekuestrohen pajisje që shkaktojnë zhurmë
-
Jashtë kontrollit zhurma nga lokalet e natës në Prishtinë
-
Banorët e “Rexhep Lucit” protestojnë kundër zhurmës nga lokalet
-
Aksion në disa lokale në kryeqytet, sekuestrohen pajisje dhe shqiptohen gjoba
-
Gjobiten lokalet që shkelën orarin e punës në Prishtinë, në disa zhvillohej edhe bixhozi