Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës s’do t’ia dorëzojë Qeverisë listën e grevistëve në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar të mërkurën se nuk do të dorëzohen listat me emrat e punonjësve të arsimit të cilët i janë bashkuar grevës.

Ajo ka thënë se janë kundër kërkesës së Qeverisë që të identifikohen listat e grevistëve në këtë sektor.

Musmurati i ka thënë KOHËS se kjo drejtori përkrah çdo bashkëpunim me ekzekutivin, por nuk i dorëzohet presionit për dorëzim të listave.

“Kemi ofruar bashkëpunim për ministren Nagavci për ndërmjetësim të dialogut mes Qeverisë dhe SBASHK-ut që mësimi të fillojë nesër, por nuk lejojmë që Qeveria të bëjë presion në komuna për çështje që duhet të zgjidhen në nivel qendror. Si Prishtinë, e japim përkrahjen për dialog, por nuk dorëzojmë lista të grevistëve në Qeveri”, ka thënë ajo.