Komunarët e Podujevës kanë dështuar të realizojnë premtimin e dhënë për largimin e shitësve ambulantë nga rrugët dhe trotuaret e këtij qyteti.
Një muaj ka kaluar prej kur do të duhej të funksionalizohej pjesa e tregut të gjelbër, ku do të vendoseshin këta shitës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por as njëra e as tjetra nuk është bërë. Shitësit vazhdojnë të zënë rrugët e trotuaret me mallin e tyre.
Ndërsa, komunarët asnjëherë nuk u treguan të vendosur për të liruar këto hapësira publike që shërbejnë për lëvizje të lirë. Ata janë sfiduar vazhdimisht nga këta shitës. Bile edhe nga ata që vetë u ka ndarë lokale në tregun e ri, ndërkohë që lokalet vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Gazeta ka kërkuar përgjigje nga zyrtarët komunalë, por ata kanë zgjedhur heshtjen. Ndërkohë, në muajin prill ata shpreheshin të vendosur se nga maji nuk do të lejojnë më shitjen në trotuare, pas funksionalizimit të fazës së fundit të ndërtimit të tregut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shitësit ambulantë në Podujevë vazhdojnë tregtimin nëpër trotuare
-
Podujeva thërret tregtarët t’i shfrytëzojnë pa pagesë tezgat në Tregun e Gjelbër
-
Tregu i gjelbër i Podujevës jofunksional edhe pesë vjet pas përurimit
-
Komuna e Vetëvendosje në Podujevë përplasen për shitësit ambulantë
-
Largohen shitësit nga rrugët e trotuaret në Podujevë