Shitësit ambulantë ka tash e tre muaj që janë larguar nga rrugët e qendrës së Podujevës.
Urdhëresa për largimin dhe zhvendosjen e tyre në Tregun e Gjelbër, ka filluar të zbatohet para disa muajve.
Por, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë ka reaguar, duke thënë se Komuna e Podujevës po tregohet selektive në zbatimin e kësaj rregulloreje.
Sipas kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Komuna nuk i ka larguar shitësit ambulantë të cilët kanë lidhje me zyrtarë komunalë.
Komuna e Podujevës e ka mohuar këtë, dhe ka thënë se rregullorja është zbatuar njësoj për të gjithë shitësit që kanë vendosur mallrat e tyre në hapësira publike.
Artikuj të ngjashëm
-
Tregtarëve u jepet 2 javë afat për t’i liruar hapësirat publike
-
Tregut në Podujevë që nuk u funksionalizua asnjëherë i ndërrohet destinimi
-
Podujeva thërret tregtarët t’i shfrytëzojnë pa pagesë tezgat në Tregun e Gjelbër
-
Tregu i gjelbër i Podujevës jofunksional edhe pesë vjet pas përurimit
-
Podujeva i ofron tezgat pa pagesë për t’i larguar shitësit nga rruga