Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Largohen shitësit nga rrugët e trotuaret në Podujevë

Komunarët e Podujevës kanë ndërmarrë një aksion, thuajse të vetmin, për disa vjet me radhë, për të larguar shitësit nga trotuaret dhe disa rrugë të qytetit. Në këtë aksion kanë asistuar edhe Policia e Podujevës.

Tregtarët kanë pasur qëndrime të ndryshme rreth largimit të tyre nga rrugët dhe trotuaret e qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”. Disa kanë nuk janë pajtuar fare me këtë vendim të Komunës e disa kanë thënë se e kanë mirëpritur aksionin, nëse vendimi vlen për të gjithë njësoj.

Megjithatë, pasditen e së hënës vetëm tregtarët me fidanë të perimeve janë sistemuar në Tregu e ri, por jo edhe ata me perime. Njëri nga ta që nuk ka dashur t’i përmendet emri, ka thënë se i kanë “mbyt” me këtë vendim.

“Na kanë mbyt, na kanë nda krejtve...problem kemi me pas se nuk e dinë (qytetarët v.j.) që jemi këtu, deri te marrin vesh”, ka thënë ai.

Por, ndryshe është shprehur tregtari tjetër, Musa Vllasa. Ai e ka pranuar se kanë qenë pengesë për nxënës dhe kalimtarë tjerë sa kanë shitur në rrugë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)