Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe drejtori i Organizatës “Developing Togther” (DT), Drilon Tafallari, kanë nënshkruar sot Memorandum mirëkuptimi për përpilimin e Programit trevjeçar për banim, në kuadër të projektit Ky projekt, i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës, kurse menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, ka për qëllim përpilimin e përbashkët të një programi për banim, përmes të cilit komuna do të ketë mundësi që në mënyrë profesionale të planifikojë adresimin e çështjeve të banimit për kategoritë e popullsisë që nuk kanë fuqi ekonomike për të siguruar banim të përballueshëm.
Ndërsa kryetari Veliu shprehu përkrahjen për realizimin e këtij projekti dhe premtoi bashkëpunim të plotë në realizimin e tij, drejtori ekzekutiv i DT, Drilon Tafallari, e njoftoi për aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të projektit.
Në takim ishte prezent edhe Zaim Thaçi, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dikaster i cili do të ketë angazhimin kryesor në zbatimin e këtij projekti.
-
Komuna e Podujevës synon të funksionalizojë trafikun urban, të premtuar më 2021
-
Haxhiu: Të njihet përparimi i Kosovës, duke ia dhënë statusin e vendit kandidat
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat përfundon pa deklaratë të përbashkët
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit