Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur sot takim me Këshillin e Drejtorëve të Komunës, ku është diskutuar lidhur me ecurinë e realizimit të projekteve të planifikuara për vitin 2018.
Në takimin e sotëm me Këshillin e Drejtorëve, të cilin e udhëhoqi kryetari i Komunës, Agim Veliu, u diskutua për ecurinë e përgjithshme të realizimit të projekteve të planifikuara me buxhetin e Komunës së Podujevës për vitin 2018 në të gjithë sektorët.
Kryetari Veliu thuhet të ketë kërkuar nga drejtorët angazhim në respektimin e dinamikës së paraparë për realizimin e projekteve, me theks të veçantë atyre infrastrukturore.
Në takim u diskutua edhe për projektet që janë të planifikuara në sektorin e mbrojtjes së ambientit, dhe u mor vendim që të vazhdohet edhe me fazën tjetër të dezinsektimit të hapësirave publike.
“Kryetari Veliu ka mirëpritur vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me projekte që do të realizohen në Komunën e Podujevës, siç janë:-vendimi për implementimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza, i cili do të realizohet përmes kredisë së butë në bashkëpunim me Ministrinë Federale të Financave të Austrisë si dhe vendimin për kthimin e pronave të paluajtshme të kooperativave bujqësore në pronësi të Komunës së Podujevë”, thuhet në njoftmin për media të komunës së Podujevës.
-
Sipas kryetarit Veliu, komuna e Podujevës është kthyer në kantier ndërtimesh
-
Projekti 5.3 milionë euro për kolektorin në Podujevë konsiderohet i dështuar
-
Bulliqi i tregon problemet e Podujevës, thotë se disa projekte përmbyllen sivjet
-
Drejtorëve komunalë u kërkohet dinamikë e shtuar në realizimin e projekteve
-
Edhe Podujeva nis dezinfektimin e institucioneve publike për parandalimin e virusit COVID-19