Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se pas balotazhit, është duke vijuar puna në këtë komunë, me dinamikë të punës dhe realizim të projekteve.
Ai deklaroi për KTV-në se sivjet kanë për qëllim t’i realizojnë projektet e parapara, që të mbyllet suksesshëm ky vit.
“Tashmë kur u determinua edhe fituesi, i vazhdojmë punët. Dy milionë euro do t’i ndajmë për bujqit, ndërsa ku do të jenë fushat e subvencionimit do të përcaktohen së bashku me bujqit. Kemi një varg projektesh. Ndërtimi i Urgjencës së Podujevës, përmes donacionit një milion euro. Kemi projekte për arsimin, si në infrastrukturë ashtu edhe në ngritjen e cilësisë së arsimit, investime në kulturë, shëndetësi e kështu me radhë”, deklaroi Bulliqi.
Ai theksoi projektin për parkingun nëntokësor, për të cilin në mungesë të fondeve, synohet të implementohet përmes partneritetit publiko-privat.
“Është relativisht i domosdoshëm për Podujevën, kemi telashe me hapësirën parkuese për automjete”, tha ai.
I pari i Podujevës foli edhe për çështjen e furnizimit me ujë, duke thënë se ka probleme, me ç’rast do bëjnë rritjen e kapaciteteve.
Edhe
Bulliqi i hedh poshtë kritikat se po favorizohet, e quan “solid” buxhetin e Podujevës
“Kapacitetet që vijnë në Podujevë nuk janë të mjaftueshme, prandaj besoj se edhe me nivelin qendror, do të bëjmë çmos që qytetarët të mos kenë probleme me ujë”, shtoi ai.
-
Kryetari i Podujevës flet për projektet e planifikuara për vitin 2023
-
DFK: Realizimi i projekteve për Podujevën varet se kush do t’i udhëheqë drejtoritë
-
Spitali i Podujevës, Zona Industriale dhe Unaza e Qytetit, tri projektet e Bulliqit për transformimin e Podujevës
-
Qytetarët i kërkojnë projekte infrastrukturore, Bulliqi lavdërohet për punën në Podujevë