Më pak se dhjetë veta i janë përgjigjur ftesës së Komunës së Podujevës në debatin publik të organizuar për Programin trevjeçar të banimit 2019-2021. E këtyre pak qytetarëve u është thënë se ndër sfidat e Podujevës mbesin papunësia dhe varfëria.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zaim Thaçi, ka thënë se qëllimi i hartimit të Programit të veçantë të banimit në Komunën e Podujevës është të zhvillojë politika adekuate për zgjidhjen e nevojave për banim për grupe të caktuara, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike për të siguruar banim me çmime të tregut. Sipas tij, ky dokument synon edhe që financimi/planifikimi i projekteve të bëhet mbi baza të ruajtjes së mjedisit, shkruan sot Koha Ditore.
Duke folur për vizionin dhe synimet e Programit të banimit, drejtori i SHMS-së ka thënë se Komuna e Podujevës synon tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të nivelit të jetesës në përgjithësi që rezulton në reduktimin e numrit të familjeve që kanë nevojë për mbështetje në fushën e banimit social.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Për mosrealizimin e premtimit, Qeveria akuzon komunat
-
Komuna e Podujevës dhe SDK-ja organizojnë takim me gratë për buxhetim gjinor
-
Kurti synon që brenda mandatit t’u sigurohet banim i përballueshëm 4 mijë familjeve
-
Hasani: Në vend të fabrikave, duhet të premtoj gjënë më elementare, ujin e pijshëm
-
Shoqëria civile e opozita konsiderojnë se buxheti i Podujevës u miratua duke i shpërfillur procedurat