Deri vjeshtën e kaluar Komuna e Pejës nuk ka pasur të dhëna të sakta për numrin e pronave të veta. Këto të dhëna ajo i ka siguruar gjatë një procesi të zhvilluar për identifikimin dhe evidentimin e pronave, nga shtatori i vitit 2016 deri në nëntor të vitit të kaluar, me projektin e financuar nga organizata zvicerane HELVETAS Swiss Intercooperation.
Pas hulumtimit që kanë bërë në terren edhe në regjistrat kadastralë, janë evidentuar të gjitha pronat komunale. Sipas certifikatave të pronësisë dhe orto-foto, secila pronë komunale është identifikuar dhe verifikuar dhe numri i tyre i përgjithshëm ka dalë se është 5 mijë e 527 prona komunale në 67 zonat kadastrale të Pejë, shkruan sot Koha Ditore.
Përveç identifikimit dhe evidentimit të pronave, me këtë projekt janë zbuluar edhe pronat publike të uzurpuara. Sa është numri i pronave të uzurpuara, në Komunë nuk kanë treguar asnjëherë, me arsyetimin se u mungojnë shënimet e sakta, por kanë konfirmuar se numri i tyre është shumë i madh.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komuna e Pejës zbulon se ka 5 mijë e 500 prona të veta
-
Prokuroria në Pejë ua kërkon komunave listat e pronave të uzurpuara
-
Mbi dy mijë prona komunale të uzurpuara në Pejë
-
Komuna miratoi këmbimin me katër pronarë privatë, vetëm Qehaja Group në dijeni të vendimit
-
Gjendja faktike e pronës sipas komunës “ndërtimore”, Ministria e Mjedisit “non sens”