Pejë, 2 nëntor – Komuna e Pejës gati dy dekada pas luftës ka zbuluar sa prona i ka. Sipas certifikatave të pronësisë dhe orto-fotove, secila pronë komunale është identifikuar dhe verifikuar në pjesët urbane dhe ato rurale, në gjitha zonat e saj kadastrale.
Para se të niste shtatorin e vitit të kaluar ky proces i identifikimit dhe evidentimit të pronave, i zhvilluar në kuadër të projektit të financuar nga organizata zvicerane “HELVETAS Swiss Intercooperation”, me programin e saj “DEMOS”, Komuna kishte menduar se ka dy mijë prona të veta me një sipërfaqe të përgjithshme prej 5.480 hektarësh tokë. Gjatë këtij procesi Komunës i kanë dalë më shumë prona, për të cilat ajo as që kishte pasur dijeni që ekzistojnë.
Stafi i përzgjedhur dhe i angazhuar nga organizata zvicerane për këtë projekt, pas katër muajve kanë evidentuar 1 mijë e 950 prona komunale.
Mirëpo, pas hulumtimit që kanë bërë edhe në regjistrat kadastral kanë zbuluar se ekzistojnë edhe rreth 3 mijë e 577 prona të paevidentuara komunale (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Komuna e Pejës u mundëson uzurpuesve përvetësimin e pronave
-
Komunës së Pejës i dalin dyfish prona më shumë
-
Peja nuk i ka verifikuar as 2 për qind të pronave
-
Komuna miratoi këmbimin me katër pronarë privatë, vetëm Qehaja Group në dijeni të vendimit
-
Gjendja faktike e pronës sipas komunës “ndërtimore”, Ministria e Mjedisit “non sens”