Në kuadër të Grantit të Performancës, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim dhe financim, ku Komuna e Mitrovicës, falë performancës së saj është përfituese e një granti në vlerë prej 27,750.00 euro nga projekti i DEMOS-i, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe MAPL, në kuadër të projektit i cili ka për qëllim të ofroj asistencë teknike për Komunën, me qëllim të përmirësimit të performancës.
Bahtiri ka falënderuar DEMOS-in për mbështetjen e tyre për Komunën e Mitrovicës dhe në të njëjtën kohë ai ka shprehur gatishmërinë institucionale për të rritur performancën komunale në të ardhmen.
Mjetet e këtij granti do të përdoren për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.
Ndërsa qëllimi i grantit të performancës është stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performancës së tyre në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integriteti.
-
Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i
-
12 komuna fitojnë 7.7 milionë euro
-
12 komuna përfitojnë rreth 8 milionë euro nga granti i performancës komunale
-
11 komuna përfitojnë 8.3 milionë euro në kuadër të Grantit të Performancës
-
Fushë-Kosova për 9 vjet s’përfitoi asnjë cent nga granti i performancës