Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Klinës ka nisur t’ua shpërndajë serrat 49 fermerëve përfitues të këtij projekti të Komunës, të financuar në bashkëfinancim të komunës me 70 për qind dhe fermerëve përfitues me 30 për qind të çmimit të serrës.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina, tha se fokusi i qeverisjes komunale është që të rritet mbështetja e komunës ndaj fermerëve, me qëllim që të krijohen mundësi më të mira dhe lehtësira financiare për bujqit. Morina tregoi se për 49 serra interesimi ka qenë shumë i madh.
“Kanë qenë 106 aplikues, por nuk kemi pasur më shumë mundësi buxhetore kësaj here për të ndarë më shumë serra. Këto serra që janë duke u shpërndarë janë me sipërfaqe prej gjysmë ari dhe një ari, që kanë kushtuar 366 euro, respektivisht 677 euro për serrën për një ari. Për këtë projekt Komuna ka ndarë rreth 15 mijë euro”, tha Morina.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Ferizajt ndan 300 mijë euro për subvencione në bujqësi
-
Komuna e Mitrovicës mbështet fermerët me subvencione
-
Në Gjilan pritet të mbillen 15 hektarë me arrë, ndahen fidane për 22 fermerë
-
Fshatrat e Prishtinës rrisin sipërfaqet e mbjella me grurë
-
40,000 euro investime në serën e fermerit nga Malisheva