Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshatrat e Prishtinës rrisin sipërfaqet e mbjella me grurë

Zymer Gashi ka bërë përgatitjet e fundit për të mbjellë në më shumë se 1 hektarë e gjysmë grurë.

Në tokat e tij në fshatin Drenovc, Gashi kultivon grurin për nevojat e familjes së tij.

Madje ai tashmë ka rezerva gruri në rast të krizave të tjera botërore.

Shtimi i bujqve që kultivojnë grurin është synim kryesor i Komunës së Prishtinës.

Fermerët si Gashi ata i subvencionojnë me nga 500 euro për hektarë.

Edhe Prishtina planifikon t'i rrisë grantet në bujqësi Arbëri Prishtina planifikon t'i rrisë grantet në bujqësi

Drejtori i Bujqësisë, Plator Gerdovci thotë se nga ndihma mund të përfitojnë ata që kanë nga 50 ari deri në 2 hektarë.

Koncentrimin te gruri e ka parë si me ndikim pozitiv.

“Ka dyfishim të hapësirës së mbjellë me grurë. Kemi rreth 771 hektarë të mbjellë deri më tani e që është dyfishi i herës së kaluar. Kjo është si pasojë e ndihmës që ne japim. Pak më shumë se 500 euro për një 1 hektarë e që i bie mbulim i 80 për qind të subvencioneve sepse mbjellja kushton diku rreth 600 euro”, tha Gerdovci.

Por koncentrimi i Komunës te gruri e ka lënë pa përkrahje Avni Lecin nga Barileva, i cili në motin e mirë të vjeshtës mbolli qepë.

Leci thotë se në serat e tij gjatë verës e kultivon domaten e në hapësirat e jashtme edhe pataten.

Edhe Zyrtarët thonë se sivjet sigurohet më shumë grurë sesa kërkesat për konsum Arbëri Zyrtarët thonë se sivjet sigurohet më shumë grurë sesa kërkesat për konsum

Por kjo kulturë bujqësore me të cilën njihet Barileva tashmë po zëvendësohet me speca e preshë.

Komuna e Prishtinës thotë se do të subvencionojë edhe blegtorët me 10 cent për litër qumësht.