Komuna e Kaçanikut do të mbështesë me 20 % të shumës së përgjithshme projektin “Lehtësimi i procesit të riaftësimit profesional dhe mundësive të punësimit për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Kaçanikut”, projekt i financuar nga Ambasada Amerikane ndërsa do të implementohet nga Handikos - Kaçanik.
Kjo u bë e ditur në takimin e fillimjavës të ekzekutivit komunal, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi.
Drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi, tha se shuma e përgjithshme e projektit është 20 mijë dollarë, në këtë shumë komuna do të participojë me shumën 20 %. Përmes këtij projekti synohet inkurajimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuara, ngritja e debatit qytetarë mbi nevojën për punësimin e personave me aftësi të kufizuara si dhe trajnimi profesional i tyre, synime që janë edhe në mesin e prioriteteve të kryetarit Besim Ilazi për mbështetjen në forma të ndryshme të personave me nevoja të veçanta.
Në takim u bë e ditur po ashtu se punimet janë duke vazhduar në rregullimin dhe asfaltimin e dhjetëra rrugëve, e disa projekte të tjera kanë hyrë në fazën finale të implementimit, kurse sot do të betonohen edhe themelet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik të Vjetër.
-
Komuna e Kaçanikut mbështet 60 studentë të dalluar me nga 40 euro në muaj
-
Buxheti i Kaçanikut për vitin 2020 arrin shumën mbi 9 milionë euro
-
Ndahen 705 mijë euro për investime në infrastrukturë në Kaçanik
-
Kaçaniku mbështet planin e veprimit të “Handikosit”
-
Vetëm 5 persona me aftësi të kufizuara të punësuar