Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëm 5 persona me aftësi të kufizuara të punësuar

Nga afro 400 persona me aftësi të kufizuara në Komunën e Kaçanikut, vetëm 4 janë të punësuar në administratën komunale, teksa një në një ndërmarrje publiko-private.

Rreth kësaj çështjeje disa herë kanë reaguar forumi i OJQ-ve të Kaçanikut dhe organizata “Handikos” në Kaçanik, mirëpo kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga Komuna, shkruan sot Koha Ditore.

“Handikosi” në këtë komunë në kuadër të projektit “Lehtësimi i procesit të ritrajnimit profesional dhe i mundësive të punësimit të personave me nevoja të veçanta” tashmë ka prezantuar edhe gjetjet e një hulumtimi që evidencoi të punësuarit nga kjo kategori.

Kjani Sallahu, kryetar i Forumit të OJQ-ve të Kaçanikut, ka thënë se statusi social i 394 personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Kaçanikut nuk është në nivelin duhur, andaj kjo kategori nuk është as e integruar sa duhet në shoqëri dhe as në institucione dhe në ndërmarrje publike e private.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.