Komuna e Gjilanit ka ndërprerë sot punimet në një objekt të ndërtuar pa leje gjatë periudhës që po zbatohen masat kundër Covid-19.
Sipas njoftimit për media, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka njoftuar se nuk do të ketë tolerancë për ata që tentojnë të ndërtojnë, duke e shfrytëzuar kohën e pandemisë.
“Ne i kemi identifikuar dhe ndërprerë ndërtimet pa leje që janë bërë brenda një muaji. Rasti i fundit i ndërprerjes së punimeve për një objekt, i cili duket se është destinuar për motel, në këtë kohë kur ne po përballemi me masat kundër pandemisë, është shembulli më i keq”, ka thënë Haziri.
Ai ka apeluar qytetarët që mos tentojnë ta shfrytëzojnë pandeminë për aktivitete ndërtimore ilegale, sepse do të ndëshkohen keq, sipas ligjeve në fuqi.
-
Haziri mban mbledhjen e fundit si kryetar komune
-
Gjilani ngre në nivelin e tretë gjendjen e gatishmërisë për përballje me COVID-19
-
Haziri: Gjendja me COVID-19 në Gjilan vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rënduar
-
Haziri: Masat e fundit janë selektive e jo bazuar në vlerësim të drejtë
-
Haziri bën thirrje për respektim të masave pas rritjes së rasteve me koronavirus në Gjilan