Borxhi i krijuar nga shfrytëzimi i ndriçimit publik i Komunës së Gjilanit ka arritur në 140 mijë euro.
Sipas komunarëve mungesa e buxhetit po e pamundëson shlyerjen e borxhit, ndaj KEDS-i po e ndërpret ndriçimin publik në disa lagje dhe fshatra të kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pushteti komunal po planifikon që të mos merret me rrjetin e ndriçimit publik në Komunën e Gjilanit dhe se rrjeti t’i kalohet ndonjë kompanie private, e cila do të duhet që të shprehë interesin dhe marrjen pjesë në procedurat që do të zhvillojë komuna, ku palët do të duhet të dakordoheshin për nënshkrimin e një marrëveshje të Partneritetit Publiko-Privat (PPP).
Në rast se kompania private do të marrë përsipër menaxhimin e rrjetit të ndriçimit publik, ajo duhet të paguajë shpenzimet dhe mirëmbajtjen dhe krijimin e të hyrave. Ndërsa synimi tjetër është kursimi i energjisë elektrike me poçe ekonomike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ndërpritet ndriçimi publik në disa zona në Drenas, Komuna: Pati vonesa në alokim të buxhetit nga Qeveria
-
Vetëvendosje kërkon hetime për tenderët e Komunës së Prizrenit
-
Komuna e Gjilanit me borxh 15 milionë euro, mund të shkojë në mbi 25
-
Hyseni: Gjilani rrezikon t’i bllokohen llogaritë nga borxhet e mëdha
-
Vendosen 160 shtylla të reja për ndriçim publik në Lipjan