Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se komuna rrezikon t’i bllokohen llogaritë nga përmbaruesit për shkak të borxheve të mëdha kapitale dhe për çështjet e shpronësimit.
Hyseni ka thënë në “DESKU” të KTV-së se borxhi aktual i Gjilanit është 2/3 e buxhetit vjetor të komunës.
“Flitej për një lloj mungesë të aftësisë menaxheriale nga ana ime, derisa ky ishte paragjykim i pastër ndërkaq flitej për aftësitë e jashtëzakonshme menaxheriale të Haziri i cili komunën e kishte marrë me 3,7 milionë euro në vitin 2011, ndërkaq prej vitit 2017 deri më 2021 ishin krijuar rreth 12 milionë euro borxh. Për mua është me rëndësi të rikujtojmë edhe borxhet për çështjet e shpronësimit. Aty është shuma pothuajse e ngjashme e borxheve, që i bie në total që komuna e Gjilanit ka mbi 2/3 e buxhetit vjetor borxhe. Për mua është me rëndësi që në këto ditë të fillimit të marrë listën e borxheve të shoh se si janë të listuara këto borxhe. I druhem faktit që mund të na bllokohen llogaritë nga përmbaruesit për shkak të realizimit të pagesave. Kjo do të thoshte bllokim të mjeteve financiarë dhe pamundësi e investimeve në projekte kapitale”, është shprehur Hyseni.
-
Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare
-
Hyseni akuzon LDK-në se ka lënë shumë borxhe në Gjilan
-
Kryetari Hyseni paralajmëron dorëzimin e tri kallëzimeve penale ndaj ish-kryetarit Haziri
-
Komuna e Gjilanit me borxh 15 milionë euro, mund të shkojë në mbi 25
-
Hyseni: I kemi nisur 11 projekte kapitale në vlerë mbi 1 milion euro, i përfundojmë në mandat të dytë