Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Gjilanit ankohet në Apel pas humbjes së rastit në Themelore

Shkëputja e parakohshme e kontratës së komunës me kompaninë “SAS”, për sigurimin fizik të objekteve komunale dhe institucioneve shkollore, do t`i kushtojë buxhetit komunal 139 mijë euro.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike në aktgjykimin e saj ka aprovuar padinë e kompanisë së sigurimit “SAS”, duke obliguar qeverisjen komunale të Gjilanit që t’i paguajë 139 mijë euro dëmshpërblim kësaj kompanie, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu qeverisja komunale e Gjilanit do të duhet t’ paguajë edhe 10 mijë euro tjera kompanisë në fjalë për dëmtim të reputacionit juridik, ngase shkëputja e kontratës kishte pasur pasojë në informimin e publikut përmes medieve të shkruara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.