Komuna e Gjakovës ka kërkuar ekspertizë financiare për dëmet që ajo pretendon se i janë bërë nga kontratat kolektive të Ministrisë së Arsimit ndër vite.
Në Gjykatën Komerciale sot u mbajt seanca përgatitore për rastin. Gjykata në fund vendosi që do të vlerësojë edhe njëherë nëse kjo çështje është kompetencë e saj apo jo. Në seancë nuk qe pala e paditur.
Në këtë seancë, Komuna e Gjakovës u përfaqësua nga Vjollca Shyti. Ajo ka thënë se padinë e kanë dorëzuar më 2022.
Komuna e Gjakovës pretendon se nuk ka marrë mbështetje për kontratën e nënshkruar pa prezencën e komunave.
Shyti ka thënë se dëmi fillestar ka qenë mbi dy milionë euro, por se ai i përgjithshëm ndër vite ka mbërritur në mbi 14 milionë euro, kur përfshihen shpenzimet gjyqësore, përmbarimore, kamatat e ndryshme.
“Pikërisht për këto arsye jemi detyruar t’i drejtohemi gjykatës me padi e cila do të shqyrtojë në tërësi provat dhe gjendjen faktike për dëmin e shkaktuar”, ka thënë Shyti.
Edhe
Shtatë kërkesat e Asociacionit të Komunave për Qeverinë
Shyti ka thënë se prejardhja e kompensimit duhet të jetë prej lidhjes së kontratës nga 2017-a e deri më 2026.
Gjyqtari Durim Osmani në fund u shpreh se për propozimin për ekspertizë financiare do të vendoset ndaras, teksa ka thënë se paraprakisht do të vlerësojë edhe njëherë kompetencën e gjykatës për ta trajtuar lëndën apo jo.
Ankesa të tilla kanë pasur komunat ndër vite vazhdimisht. Ato ankohen se kontratat kolektive janë nënshkruar nga Qeveria me përfaqësues të sindikatave të arsimit, ndërsa pagesat po detyrohen t’i bëjnë vetë komunat.
-
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit
-
Asociacioni i Komunave kritikon Ministrinë e Arsimit: Viti shkollor nisi, ju ende jo
-
Ibrahimi: Për 4 vjet komunave të Kosovës u janë marrë mbi 382 mln euro nga vendimet gjyqësore
-
Kryetarë të komunave nga partitë opozitare kritikojnë Qeverinë