Mbi 400 mijë euro janë zbrazur nga arka e buxhetit komunal, duke u derdhur në llogari të subjekteve të ndryshme të cilat kanë arritur që të fitojnë kontestet gjyqësore në përballje me Komunën e Gjilanit.
Komuna është detyruar që të paguajë në lëndët për shpronësimet, për kompensim të pagave, si dhe të derdhë mjete edhe në llogari të kompanisë së pastrimit “Ekohigjiena”. Të gjitha këto mjete janë paguar në vitin 2018, ndërsa rrezikon të paguajë edhe shuma të tjera nga vendimet, që do të merren në gjykata këtë vit, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, meqë llogaritet se Komuna ka një borxh mbi 9 milionë eurosh (detyrime kontingjente) ndaj subjekteve të ndryshme, për të cilat subjektet e ndryshme kanë dërguar lëndët në gjykatë.
E drejtues të qeverisë lokale në Gjilan janë arsyetuar se humbjen e këto probleme i kanë trashëguar nga kontestet për të cilat tani po vendoset nëpër gjykata.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Opozita e Gjilanit kritikon Komunën për humbjet financiare nëpër gjykata
-
Gjilani pret ndihmën e Qeverisë qendrore për shlyerjen e borxheve
-
Vendimet gjyqësore e përmbarimore “shterin” buxhetet e komunave
-
Komuna e Obiliqit pagoi afro 300 mijë euro si pasojë e vendimeve gjyqësore
-
Komuna e Gjilanit me borxh 15 milionë euro, mund të shkojë në mbi 25