Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Gjakovës ka paguar punëtorët për punë jashtë orarit, pa dëshmi se e bënë këtë

Komuna e Gjakovës, sipas raportit të Auditorit Gjeneral, ka keqmenaxhuar me buxhetin, ka paguar punëtorët jashtë orarit të punës në shuma të mëdha edhe pse nuk ka pasur dëshmi se është punuar gjatë festave apo vikendeve.

Po ashtu ka gjetur se vlerën prej 1milion e 270 mijë e 405€ të fondeve vetjake e ka bartur si të pashpenzuar.

Auditori e vlerëson si të rrezikshëm planifikimin dhe realizimin jo të duhur të buxhetit ku mund të rezultojë në mosarritjen e objektivave të organizatës.

Kjo ka ndodhur për arsye se gjatë vitit aktual, janë financuar detyrimet e viteve të mëparshme.

Në Drejtoritë Komunale, të dhënat ekzistuese në shumë raste nuk menaxhohen në mënyrë adekuate, sipas këtij raporti.

Edhe Aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit në Gjakovë, mori pagë për katër vjet pa u paraqitur në punë Kronikë Aktakuzë ndaj një zyrtari të Spitalit në Gjakovë, mori pagë për katër vjet pa u paraqitur në punë

Në vitin 2016, auditori ka identifikuar disa dobësi në zhvillimin e procedurave të prokurimit të disa projekteve, të cilat nuk ishin planifikuar. Komuna e Gjakovës, sipas auditorit, në disa raste ka shmangur procedurat e hapura të prokurimit.

Komuna ka shpenzuar mbi 17 mijë euro nga buxheti i kategorisë së investimeve kapitale për kategorinë mallra dhe shërbime.