Ka dy vjet që Ali Tahirajt i është pamundësuar puna në dyqanin e tij, këtu në qendër të Deçanit, për shkak të punimeve që po kryen Kompania “Agullimi”.
Me kusht që pronarët e lokaleve të kompensohen, komuna këtë pronë ia kishte dhënë në shfrytëzim për 99 vjet kompanisë “Agullimi”, raporton KTV.
Tahiraj thotë të mos jetë kompensuar dhe që askush nuk ka folur me të rreth kësaj çështjeje.
Ai këtë lokal e kishte blerë nga komuna në vitin 1990, që nga atëherë ka qenë pronar i tij.
Mirëpo, komuna ka arritur të nënshkruajë kontratë me disa nga pronarët e lokaleve, por as ata nuk janë të kënaqur, sepse sipas tyre, komuna nuk i është përmbajtur kontratës.
Pakënaqësi ndaj komunës ka edhe kompania “Agullimi”, e cila është duke ndërtuar kompleksin banesor.
E kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nëpërmjet telefonit, ka thënë që deri në mars kjo çështje do të zgjidhet dhe se këto biznese afariste nuk kanë pse të shqetësohen.
Edhe
Banorët e Devajës kundërshtojnë dhënien në shfrytëzim të tokave të fshatit, paralajmërojnë protesta
Sipas tij, arsyeja pse këto kontrata nuk janë respektuar, është mungesa e mjeteve financiare.
Në vitin 2015, Asambleja Komunale kishte marrë vendim që rreth 20 lokale që gjenden në qendër të qytetit, të rrënohen.
Në bazë të planit rregullues, në vend të tyre është paraparë të ndërtohet kompleks banesor.
-
Gjini prezanton park në Korenicë. Ramosaj pajisje për kujdes paliativ në Deçan
-
Ramosaj synon mandatin e tretë për kryetar të Deçanit, premton zhvillim të hovshëm e turizëm modern
-
Kurti: Në Deçan na duhet një kryetar që s’bën ankesa, por kërkesa
-
Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm – ndër premtimet kryesore të kandidatëve për kryetar të Deçanit