Komuna e Deçanit planifikon rrënimin e 10 lokaleve që gjenden në qendër të qytetit, përgjatë anës së majtë të rrugës kryesore, disa prej tyre përballë objektit të Komunës.
Qëllimi i rrënimit të atyre objekteve, siç ka treguar të premten për KD-në, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, është zbatimi i planit rregullues për qendrën e qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Komuna e Deçanit u ka dhënë 10 ditë afat pronarëve të lokaleve që vërejtjet së bashku me dokumentacion përcjellës ta dorëzojnë në lidhje me pretendimet e tyre për prona në qendër të qytetit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Rrënohen lokalet në qendrën e Deçanit për zbatimin e Planit rregullues
-
Nis rrënimi i lokaleve në qendër të Deçanit
-
Deçani pritet t’i rrënojë lokalet e qendrave zejtare ende pa i kompensuar pronarët
-
Deçan, aksion për heqjen e deponive ilegale të mbeturinave
-
Komuna e Deçanit paditet nga shfrytëzuesit e pronës komunale