Komuna e Deçanit ka nisur të premten aksionin për largimin e deponive ilegale te mbeturinave në gjithë territorin e saj, me moton “Të kujdesemi së bashku për Deçanin ekologjik”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky aksion i filluar simbolikisht për ditën botërore të ujit, sipas zyrtarit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Xhevat Lufaj, do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Javët e kaluara kjo drejtori ka identifikuar 28 deponi të mbeturinave të llojeve të ndryshme në disa lokalitete.
Për aksionin e largimit të mbeturinave dhe pastrimit të hapësirave ku kanë qenë tqë krijuara këto deponi ilegale, Komuna ka kërkuar edhe ndihmën e bizneseve dhe të qytetarëve.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)